Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gramsh, fëmijët helmohen në kopësht/ Dyshohet se konsumuan ushqim me salmonelë, priten rezultatet e analizave

schedule19:23 - 24 Maj, 2025

schedule 19:23 - 24 Maj, 2025

Tre fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Gramshit me simptoma helmimi, diarre e të vjella, dhe sipas analizave paraprake, ata kane rezultuar pozitiv me salmonele. Fëmijët e moshës 3 deri në 4 vjeç kishin konsumuar ushqim ne nje kopesht shteteror të Gramshit.

Sipas burimeve per Abc News, femijet jane helmuar nga ushqimi qe kane konsumuar diten e enjte me date 22 maj. Vetem pas denoncimit te njerit nga familjaret, kete te shtune u zbulua analiza e njerit prej tre femijeve i cili rezultoi pozitiv me salmone. 2 femijet e tjere jane ende ne pritje te analizes dhe konfirmimit apo jo te diagnoses se njejte dhe pranise se bakterit.

Abc News ka mesuar se ne kete kopesht, ushqimi mundesohej nepermjet sherbimit te jashtem katering. Deri me tani, autoritetet nuk kane nisur nje hetim dhe institucionet nuk kane reaguar mbi ngjarjen./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!