Analisti politik Sefer Selimi tha për ‘Ballkan Update’ se Tirana është kryeqendra e organizimit politik dhe se është e natyrshme që kryeqyteti të merret si referencë. Më tej, Seferi tha se Shqipëria është një yll i ri i Ballkanit dhe se e ka kapur në mënyrë të befasishme trenin e shpejtë për integrimin në BE.
“Edhe nëse Berisha do kishte fituar zgjedhjet, ne qendrën tonë të organizmimit politik duhet ta kemi në Tiranë. Është e natyrshme për ne që Tiranën ta kemi referencë dhe që aty të marrim inspirimin. Ky moment historik për Shqipërinë që ka kapur në mënyrë të befasishme trenin e shpejtë për integrimin në BE për shkak të reformave në drejtësi dhe investimit të kësaj qeverie e ka kthyer Shqipërinë në një yll të ri të Ballkanit.
Tani kemi një kthesë jo vetëm në qasjen politike dhe përfaqësimin në rangun ndëkrombëtar, kemi një kthesë dhe në indikator të tjerë dhe kjo është dickka që i është mohuar padrejtësisht Shqipërisë. Vendi ka potencialet për të qenë motori i këtij rajoni dhe një prej aktorëve kryesorë që do të ccojë Shqipërinë drejt suksesit. “


