Gjirokastra qyteti i gurtë, pjesë e Unescos është përfshirë në radarin e mediave të huaja.”Islands” një revistë ndërkombëtare e dedikuar turizmit rekomandon udhëtarët që të shohin si një opsion të veçantë për të vizituar këtë qytet. Gjirokastra e cila nuk është më vetëm një adresë në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni i një udhëtimi unik, që të jep ndjesinë sikur po ecën mbi historinë, nëpër kalldrëmet mes ndërtesave të gurta .
Ndërsa shumë turistë vijnë në Shqipëri për të përjetuar bukurinë e Mesdheut pa turma , dhe plazhet e jugut , mund të keni një qëndrim vërtet magjepsës dhe të bukur në qytetin e Gjirokastrës.” Islands” shkruan të ecësh nëpër qytet të jep ndjesinë e një eksplorimi të kohës, pasi dallon muret e kështjellës nga shekulli i 6-të, xhamitë osmane nga vitet 1400 dhe një pazar historik që daton pothuajse tre shekuj më pare.
Gjatë sezonit veror, Gjirokastra frekuentohet nga një numër i madh turistësh. Ndërsa Temperaturat mund të arrijnë mbi 37 gradë Celsius.
Rekomandohet të vizitohet gjatë vjeshtës, për të shijuar atmosferën e qetë të “Qytetit të Gurtë”.Turistët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në Festivalin Kombëtar të Folklorit – i cili mbahet çdo pesë vjet – pasi vera në Gjirokastër ofron shumë muzikë, valle dhe ushqim.
Qyteti shkëmbor i Gjirokastrës është një vend unik, me arkitekturë osmane, rrugë me kalldrëm dhe një kështjellë imponuese që pothuajse duket sikur është rritur natyrshëm nga shkëmbinjtë shkëmborë shqiptarë. Harkat prej guri të kështjellës dhe pamjet e maleve ia vlejnë më shumë se udhëtimit në qytet, por sapo të hyni brenda, ka edhe dy muze historikë interesantë që do t’ju kushtojë vetëm rreth 5 dollarë për të vizituar kështjellën dhe rreth 3 dollarë shtesë për të parë muzetë.
Revista Islands thekson se turistët mund të shijojnë në Gjirokastër edhe ushqimet e veçanta e tradicionale e njohur si qifqi e bera nga toptha orizi që kanë një aromë menteje dhe janë një specialitet i qytetit. Rekomandohen byrekët e mbushur me mish dhe djathëra, mish dhe çaj mali bimor. Nëse jeni duke kërkuar vende për të ngrënë në Gjirokastër, duhet të shkoni në Pazarin e Vjetër, të parë më sipër, në qytetin e vjetër, ku do të gjeni shumë restorante dhe kafene për të zgjedhur. / abcnews.al


