Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes: Presioni është i nevojshëm mbi Rusinë

schedule18:35 - 18 Maj, 2025

schedule 18:35 - 18 Maj, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u takua sot me zëvendëspresidentin amerikan, JD Vance dhe sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio në kuadër të vizitës së tij në Romë – me rastin e inaugurimit të Papa Leoni XIV.

“Gjatë bisedimeve, Zelensky i informoi zyrtarët amerikanë mbi ato që ai i përshkroi si “kushte jorealiste” të vendosura nga delegacioni rus – gjatë negociatave të paqes të premten në Stamboll” , sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij.

“Unë rikonfirmova se Ukraina është gati të angazhohet në diplomaci të vërtetë dhe nënvizova rëndësinë e një armëpushimi të plotë dhe pa kushte sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Zelensky në X.

Takimi trajtoi gjithashtu nevojën për sanksione shtesë kundër Rusisë, zhvillimet në fushën e betejës dhe shkëmbimin e të burgosurve – 1,000 të burgosur nga secila palë – për të cilin u ra dakord në raundin e fundit të bisedimeve të paqes.

“Presioni është i nevojshëm mbi Rusinë për të ndaluar luftën”, theksoi Zelensky.

“Gjithashtu, folëm për hapat tanë të përbashkët për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!