Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj në Vatikan, në krye të delegacionit shqiptar për ceremoninë e përurimit të Papa Leoni XIV

schedule13:12 - 18 Maj, 2025

schedule 13:12 - 18 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës.

Kreu i Shtetit pati edhe një takim me Papa Leoni XIV, të cilit i shprehu urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes At i Shenjtë dhe Peshkop i Kishës Katolike Romake.
Gjithashtu, Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri. Presidenti Begaj theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve.

Shqipëria është model i bashkëjetesës fetare, ku toleranca, respekti dhe harmonia midis feve të ndryshme janë vlera të rrënjosura thellë dhe trashëgimi e çmuar ndër breza.
Në këtë ceremoni Presidenti u shoqërua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj. / abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!