Dy aksidente të ndryshme në Itali kanë rezultuar fatale për jetën e dy shqiptarëve që punonin në vendin fqinj.
Njëri prej tyre, një 38-vjeçar i quajtur Gjon Lekaj, po çmontonte skelat e një ndërtese kur ra nga një lartësi prej gjashtë metrash, duke rënë në oborrin e brendshëm të shkollës Morandi.
Burri vdiq menjëherë në vendin e ngjarjes, mesditën e 7 dhjetorit. Punëtori kishte helmetë në kokë dhe pajisje të detyrueshme, por siç duket ai nuk ishte i fiksuar në rripin e sigurisë.
Gjon Lekaj, me origjinë nga Shkodra, jetonte në Porta Mortara së bashku me gruan dhe dy fëmijët. Familja dëshiron që funerali të kryhet në qytetin e tij të lindjes.
Në një incident tjetër, humbi jetën po një shqiptar. Agron Ismailaj u aksidentua në punë të dielën e shkuar, ndërsa gjeti vdekje dy ditë më vonë. Rrethanat janë ende për tu sqaruar. 56-vjeçari la pas gruan dhe dy fëmijë, pasi qëndroi dy ditë në agoni në spitalin e Barit. /Abcnews.al