VLORË-Biznesmeni Vasil Bedinaj eshte kercenuar nga nje grup personash të armatosur në ambientet e hotelit të tij në Orikum të Vlorës.
Autorët e dyshuar, qe kane shkuar me disa mjete, kanë hyrë brenda hotelit të Bedinajt dhe i kanë kërkuar shumën prej 5 milion eurosh.
Pasi biznesmeni ka kundërshtuar autorët e kanë kërcenuar dhe më pas janë perplasur fizikisht dhe nga agresoret ne hotelin e bedinajt eshte qelluar ne ajer me arme,
Ka qënë vetë Bedinaj që ka njoftuar policinë duke thënë se persona të armatosur e kishin sulmuar dhe konfliktoheshin me të.
Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se eshte kercenuar nga Luan Muca dhe Madrid Lleshaj të cilët i kanë kerkuar nje shume prej 5 milione euro ose largim brenda 48 oreve nga Shqiperia.
Menjëherë pas kallëzimit forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve të dyshuar. Në afërsi të Pusit të Mezinit, policia ka konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Ne perpjekje per ti shpetuar policise 3 nga personat që udhëtonin në nje Range Rover janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.
Luan Muca dhe Madrid Lleshaj u derguan ne spital me plage pas aksidentit, ndersa policia ka vendosur ndalimin e tyre. Ndersa nje person i trete eshte shoqeruar ne policine e Vlores.
Brenda makines është gjetur dhe një armë zjarri tip pistolete. Policia ka ngritur postoblloqe në disa qytete dhe vazhdon kerkimet per personat e tjerë te perfshire ne kercenimin e biznesmenit .


