Në Forumin Ndërkombëtar të mbajtur në Tiranë, Linda Rama ka bashkëbiseduar me presidenten e fondacionit për gratë, për investimet e të ardhmes, duke renditur edhe disa nga vlerat e Shqipërisë.
Po ashtu renditi edhe tri gjërat që karakterizojnë Shqipërinë dhe shqiptarët, duke thënë se në këtë vend kaq të vogël mund të gjesh të gjithë botën, Alpet e Zvicrës, apo edhe Toscanën e Italisë.
“Në këtë vend kaq të vogël mund të gjesh të gjithë botën. Kemi më shumë se 3 mijë kostume tradicionale, tri besime fetare që janë në harmoni dhe janë një trashëgimi e madhe. Jemi një komb mjaft dinamik. Edhe tronditjen “nuk na tronditin”. Ndodhi në ’97, pandeminë, tërmetin, dhe ne vazhduam me rritjen. Dhe tjetra është se jemi mjaft të përkushtuar ndaj familjeve tona, kundrejt Europës dhe botës.
/abcnews.al/

