Në ditën ku Tirana u bë kryeqendra e Europës dhe mirëpriti liderët botëror, opozita kishte plane të tjera duke zgjedhur të protestojë. Motivacioni i protestës ka të bëj me zgjedhjet e 11 majit, ku PD arriti të sigurojë vetëm 50 mandate dhe pretendon se votat jane manipuluar.
Gazetari i ABC News Andon Kello raportoi të rejat më të fundit nga vendi i protestës ku një grup militantësh po qëndrojnë përpara Ministrisë së Drejtësisë ndonëse policia u dha të drejtën të protestojnë 300 metra më tutje në Bulevardin e Ri, aty ku përmbyllën dhe fushatën madhështore.
Qëllimi i Berishës ka qenë sensibilizmi i liderëve europianë, por mesa duket nuk do t’ia arrijë jo vetëm nga distanca, por edhe nga pjesëmarrja e pakët. Lideri i PD, Berisha nuk do të jetë i pranishëm sepse po fluturon nga Brukseli në Tiranë. Gjithashtu edhe përkrahësi nga Korça, Ilir Vrenozi ka zgjedhur të braktisë këtë protestë.
Ndërkohë në krye të protestës ku do të mbajnë dhe fjalën e tyre do të jenë Flamur Noka, Tomorr Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj. / abcnews.al


