Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Evropa e re në një botë të re”, Mediat e huaja jehonë samitit të BE në Tiranë

schedule12:36 - 16 Maj, 2025

schedule 12:36 - 16 Maj, 2025

Këtë të premte Tirana është bërë kryeqyteti i Europës, ku 47 liderë dhe krerët e mëdhenj janë mbledhur për Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Ky samit është vënë në qendër të vëmendjes edhe nga mediat e huaja. Prestigjiozja Associated Press që mbahet këtë të premte në Tiranë. Liderët do të  diskutojnë sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin gjatë këtij samiti një ditor.

“Do të flitet gjithashtu edhe për mënyrat për të përmirësuar për të luftuar emigracionin e paligjshëm”, shkruan Associated Press.

Sipas Associated Press vendi ynë po pret samitin pasi Partia Socialiste në pushtet e Edi Ramës fitoi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Ajo shton se kryeministri Edi Rama e sheh samitin si frymëzim dhe motivim për të vazhduar më tej dhe për të siguruar anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 5 vitesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!