Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vëlla” Rama pret në gjunjë ‘motrën’ Meloni/ Batuta e kryeministres së Italisë: E bën që të jetë i gjatë sa unë

schedule11:28 - 16 Maj, 2025

schedule 11:28 - 16 Maj, 2025

Në pritjen liderëve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama zgjidhi një mënyrë krejt të veçantë për të pritur “motrën” e tij italiane, kryeministren Giorgia Meloni.

Sapo kryeministrja italiane zbriti nga makina, kryeministri Rama u ul në gjunjë si në shenjë respekti dhe që tregon raportin e ngushtë mes dy liderëve. Në këtë moment të veçantë nuk munguan as batuat.

“E bën që të jetë i gjatë sa unë”, tha Giorgia Meloni.

Ndërkohë 47-të liderë të vendeve dhe organizatave evropiane mblidhen këtë të premte për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!