Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kriza e Ukrainës në Samitin e Tiranës/ Kryeministri i Finlandës: Europa të veprojë fort me sanksione, duhet bashkëveprim me SHBA

schedule11:19 - 16 Maj, 2025

schedule 11:19 - 16 Maj, 2025

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane mblidhen të premten për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.

Kryeministri i Finlandës Petteri Orpo i pranishëm në Samitin e gjatë të Komunitetit Politik Europian, foli edhe për situatën e luftës në botë. Ai u shpreh se presidenti Vladimir Putin është ai i cili nuk dëshiron paqe.

“Duhet të përçojmë një mesazh të përbashkët të fuqishëm. Europa është krah Ukrainës. Kemi pasur zë të fortë. Na duhet armëpushim dhe një paqe që zgjat.  Mendoj që topi është në fushën ruse. Duhet të bashkëpunojë me SHBA, nga Europa duhet një bashkëveprim i mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!