E përditshmja franceze, “FranceFootball” raporton se skuadra spanjolle, Atletico Madrid, pretendon të shesë këtë muaj janar mesfushorin francez, Thomas Lemar. 24 vjeçari nuk preferohet më nga trajneri Diego Simeone, i cili edhe e ka gjetur pasuesin e tij.
Bëhet fjalë për futbollistin e Valencias, Rodrigo. Lemar ishte një ndër talentet më të kërkuar në merkato dy sezone më parë, së bashku me Kylian Mbappe, Fabinho, Bakayoko dhe Bernardo Silva.
Te Monaco, francezi ishte ndër lojtarët më të mirë dhe më pas u transferua tek Atletico me pritshmëri të mëdha. Lemar nuk ia doli të impresionojë në Madrid dhe largimi i tij duket i pashmangshëm./abcnews.al


