Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“BE në Tiranë, historike për Shqipërinë”/ Idajet Beqiri: Berisha e ka mendjen të njollosë imazhin e vendit

schedule18:36 - 15 Maj, 2025

schedule 18:36 - 15 Maj, 2025

Avokati Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha e ka mendjen të njollosë imazhin e vendit, teksa të premten e 16 majit, në Tiranë do të mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Beqiri u shpreh se në protestën e Berishës, do shkojnë anti-shqiptarët.

Beqiri shtoi se policia duhet të jetë në lartësinë e duhur.



“Tek ky samit, me të rëndësishmit, në një situatë të tillë, do bëjë protestë, është e pacipë në çdo aspekt. Do shkojnë anti-shqiptarët. Është e dënushme ligjërisht. Në atë moment, nëse e merr fjalën kryeministri i Anglisë, në atë moment ulërin me tamponet e tua në miting, konsiderohet skandal. Policia nesër duhet të jetë në lartësinë e duhur. Të shkojë larg samitit, nuk e lë policia të shkojë atje. Është non grata, ka kryer krime dhe korrupsion të lartë shtetëror, është futur në gjak me shqiptarët”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!