Skënderbeu e Vllaznia përballen mes tyre të shtunë dhe trajnerët e të dy ekipeve nuk do të kenë nga një titullar në dispozicion. Shkak janë bërë kartonët e verdhë dhe këtë javë te korçarët do të duhet të pushojë Bruno Dita, i cili është përshtatur si qendërmbrojtës për shkak të alternativave të pakta që kanë korçarët në atë pozicion.
Edhe Vllaznia nuk do të jetë e plotë dhe trajneri Mirsad Jonuz duhet t’i bëjë llogaritë pa Dajan Shehin. Futbollisti nga Elbasani u ndëshkua me karton të verdhë në Gjirokastër dhe për të ishte i katërti, kështu që këtë fundjavë duhet të shlyejë pezullimin.
Skënderbeu-Vllaznia pritet të jetë një takim mjaft interesant. Takimi i parë në Shkodër përfundoi me shifrat 4-0 në favor të kuqebluve dhe në Korçë me siguri nuk e kanë harruar atë përballje dhe do të tentojnë të marrin pikët e plota këtë herë. /abcnews.al