69 qendra votimi nga 140 në total, janë numëruar deri më tani në qarkun e Kukësit. Sipas rezultateve zyrtare të përditësuara nga KQZ, PS ka marrë 5.559 vota ose 31.18% .
PD ose Aleanca për Shqipërinë Madhështore deri më tani ka marrë 9.494 vota ose 53.25%. PSD deri më tani në qarkun e Kukësit ka marrë 2.388 vota ose 13.39%.

123 vota ose 0.69% kanë shkuar për Koalicionin Shqipëria Bëhet, kurse për Partinë Mundësia 118 vota ose 0.66%.
Të përkthyera në mandate PS ka marrë deri më tani 1 mandat, kurse PD-ASHM ka marrë 2 mandate./abcnews.al

