Zgjedhjet në Shqipëri- Në Vorë socialistët kanë nisur festën pas rezultateve të arritura në favor të tyre. Ndërkohë KQZ nuk ka bërë publike rezultatet zyrtare, edhe pse votimi u zhvillua në mënyrë elektrike. Kjo ka shtruar edhe pyetjen përse KQZ ka zgjedhur të mos bëje publike shifrat?
Ndërkohë “ABC News”, ka publikuar marrëveshjen dypalëshe. Marrëveshje e cila lidhet me votimin dhe numërimin elektronik.
Sipas marrëveshjes së publikuar në ABC News, rezultati paraprak nxirret dhe publikohet nga KQZ gjë e cila nuk ka ndodhur me Vorën. Në këtë mënyrë KQZ shkel marrëveshjen dypalëshe.





