Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Socialistët festojnë në Vorë/ Këngë e valle pas përfundimit të zgjedhjeve. KQZ nuk publikon rezultatet

schedule20:58 - 11 Maj, 2025

schedule 20:58 - 11 Maj, 2025

Socialistët festojnë në Vorë. Ndonëse rezultatet nuk janë bërë të ditura nga KQZ, ABC News mëson se Partia Socialiste ka marrë 124 vota, ndërsa PD-Aleanca e Shqipërisë Madhështore 42 vota.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC News, se është evidentuar qartë që në avantazh të thellë në Vorë është Partia Socialiste. Edhe pse KQZ vendosi të shpallë nesër rezultatin, socialistët kanë festuar, ku u hodhën edhe fishekzjarrë.

Kryetari i Bashkisë Vorë në një komunikim të shkurtër ka thënë se Vora ka punuar për këtë ditë. Rezultatet janë edhe të konfirmuara nga komisionerët, tha gjithashtu gazetari Ermal Vija.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!