KORÇË- Në qarkun e Korçës procesi i votimit vijon normalisht. Kështu raporton gazetarja e ABC News, Gerta Vasku.
Ajo theksoi se një vonesë është krijuar në një prej fshatrave të Maliqit, për shkak të problemeve me pajisen e identifikimit elektronik. Po ashtu ajo shtoi se qytetarët korçarë vijon të ushtrojnë të drejtën e tyre, që në orët e para të mëngjesit.
“Ka nisur procesi i numërimit prej orës 7. Procesi ka ngecur në qendrën e votimit në qendrën e votimit në fshatin Sovjan në Maliq për shkak të një problemi me pajisen e identifikimit elektronik.
Pritet që ky problem të zgjidhet dhe më pas të nisë procesi normalisht. Nuk ka raportime për problematika të tjera. Janë hapur të gjitha qendrat e votimit. Janë në total 422 qendra votimi. Është procesi i qetë dhe ka një korrektesë të qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre”, raportoi gazetarja.

