Përfaqësuesja e PS në Fier, Kiduina Zaka në një deklaratë për mediat ka denoncuar se në Fier, PD po përgatit bojkot.
Ajo denoncoi se drejtuesit e PD në këtë qark po japin urdhra të paligjshëm për të kryer veprime që vonojnë nisje e votimit.
“PS e qarkut Fier denoncon urdhrat e paligjshëm që drejtuesit e PD në këtë qark po japin, për të kryer veprime që vonojnë nisjen e votimit, me qëllim prishjen e procesit. Kjo strategji e drejtuesve të PD në qarkun e Fierit lidhet me humbjen historike që do marrin më 11 maj”, tha ajo.
/abcnews.al/

