VATICAN- Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur Papa i ri. Emri i tij papnor do të jetë Leone XIV.
Ai është amerikani i parë i zgjedhur si papë. Papa Leone XIV është 69-vjeç nga Chicago i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai konsiderohet si lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit.
Papa i ri pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga paraardhësi i tij, Papa Françesku.
Ka shërbyer për dy dekada në Peru.
“E konsideroj veten si misionar. Thirrja ime është si ajo e çdo krishterit, të jem misionar, ta shpall Ungjillin kudo që të jesh”, u shpreh ai në një intervistë të fundit për Vatikan News.
Njoftimi për zgjedhjen e tij u bë nga një kardinal nga ballkoni në Bazilikën e Shën Pjetrit, i cili shqiptoi fjalët latine “habemus papam” (kemi papën e ri).
Papa Leo XIV i është drejtuar për herë të parë turmës së mbledhur në Vatikan.
“Paqja qoftë me ju”, ishin fjalët e para pas prezantimit si papë.
“Do të doja të ofroja një përshëndetje paqeje për familjet tuaja, të gjithë ju, kudo që jeni. Paqja qoftë me ju”, ka thënë ai.
/abcnews.al

