Avokati Edmond Petraj në një intervistë në “Tirana Live”, në ABC News, komentoi fushatën elektorale në vend për zgjedhjet e 11 majit.
Gjithashtu u ndal edhe te incidenti në Elbasan, ku pas një sherri në mitingun e Berishës, u plagos djali i Luçiano Boçit.
“PD në Elbasan do të dalë shumë keq. Uroj që këto incidente të mos përshkallëzohet. Edhe pse nëse kujtojmë zgjedhjet e mëparshme, kemi pasur edhe më të rënda. Në ato konflikte që ndodhën, e kanalizonin si pjesë e rivalitetit të brendshëm, brenda PD. Dhe më pas përçarja ka zbritur tek njerëzit”, tha ai.
Sipas avokatit PD do të humbasë betejën për zgjedhjet e 11 majit.
“Sidomos Tirana ka një betejë të jashtëzakonshme dhe do luftojnë për 13 poste kandidati. Pra e shohim se për çfarë po bëhet e gjithë kjo. Dhe unë them që duhet mbajtur në monitorim, pasi mund të agravojë situata, dhe konfliktet apo dhuna duhen shmangur”, tha Petraj.
/abcnews.al/