A kanë lidhje tërmetet në Itali me atë që shkaktoi 52 viktima në Shqipëri?

schedule12:15 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 12:15 - 9 Dhjetor, 2019

Italia u shkund mbrëmë nga një tërmet i magnitudës 4.5 të shkallës Richter, ndërsa lëkundje të tjera janë ndjerë edhe mëngjesin e sotëm duke risjellë në vëmendjen e banorëve tmerret e 10 viteve më parë në Aquila.

Lëkundjet e tjera kanë patur intensitet më të ulët, ndërsa megjithatë disa shkolla janë mbyllur dhe lëvizjet e trenave janë reduktuar.

Carlo Doglioni, president i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka shpjeguar për mediat se tërmetet kanë lidhje me tërmetin në Aquila në vitin 2009. Sipas tij, këto janë provë se toka nuk ka gjetur akoma ekuilibrin dhe vazhdon të lëshojë energji.

Ai thotë se tërmeti në Itali nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me tërmetin që shkatërroi Durrësin dhe zona të tjera në Shqipëri duke shkaktuar mbi 50 viktima.

Sipas tij, këto tërmete janë forma të çlirimit të energjisë së akumuluar në vend. Ai shton se nuk ka një lidhje mes rajonit të Shqipërisë dhe qendrës së Italisë. Sipas tij, zona ku po godasin tërmetet në Itali është aktive nga pikëpamja sizmike shumë më përpara se të ndodhte tërmeti që goditi Shqipërinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!