FOTO/ 3 ton ndihma, Korfuzi solidarizohet me familjet e prekura nga tërmeti

schedule10:52 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 10:52 - 9 Dhjetor, 2019

Edhe Korfuzi fqinj është solidarizuar me zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues  i 26 nëntorit në vendin tonë. Më shumë se 3 ton ndihma humanitare të mbledhura nga agjensitë dhe qytetarët e Korfuzit, pas iniciativës së ERT Corfu, nismë kjo e nisur ditë më parë nga televizioni shtetëror ERT nisen sot drejt Durrësit.

Kompania Joy Lines me anijen Saranda – Express, me qendër në Sarandë, që kryen çdo ditë linjën detare Sarandë – Korfuz dhe anasjelltas. Përveç ndihmës ekonomike dhënë ditët e para të tërmetit kompania ka dhënë ndihmesën e vet duke bërë edhe transportimin e ndihmave nga Korfuzi drejt vendit tonë. ERT Corfu dhe të gjithë punonjësit e Radios Greke të Korfuzit falënderojnë ngrohtësisht të gjithë ata që e përqafuan këtë iniciativë dhe ofruan pa mëdyshje ndihmesën e tyre për lehtësimin e pasojave nga tërmeti të njerëzve në Shqipërinë fqinje, shkruan ert.gr.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!