Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vllaznia mund Dinamo City-n në “Arenën Kombëtare” dhe siguron finalen e madhe të 12 majit për titullin kampion

schedule22:12 - 4 Maj, 2025

schedule 22:12 - 4 Maj, 2025

Vllaznia është ekipi i parë që siguron finalen e madhe të sezonit për titullin kampion në “Abissnet Superiore”.

Kuqeblutë mundën Dinamo City-n në “Arenën Kombëtare” me rezultatin 2-1. Dygolëshi i Bekim Balajt në pjesën e parë ishte vendimtar për kuqeblutë, ndërsa për Dinamon rrugën e rrjetës e gjeti Itodo Mandela.

Formacionet titullare:

Vllaznia: Jukaj, Repaj, Stojanoviç, Gurishta, Jago, Krymi, Deliu, Qata, Mala, Gruda, Balaj.

Dinamo City: Teqja, Hoxha, Aliji, Lorran, Meksi, Karamba, Qefalija, Zabërgja, Vila, Nani, Mandela.

Vllaznia fitoi dy penallti në pjesën e parë, të cilat u shndërruan në gola nga Bekim Balaj. Pjesa e parë u mbyll 2-0.

Dinamo e nisi më mirë fraksionin e dytë dhe ngushtoi diferencën në minutën e 52-të me golin e Itodo Mandelës.

Megjithatë, Vllaznia administroi avantazhin deri në fund dhe siguroi finalen e madhe të 12 majit për titullin kampion të “Abissnet Superiore” 2024–2025. Ndeshja u mbyll 2-1 për Vllazninë.

Gjysmëfinalja e dytë e “Final 4”, Egnatia – Partizani, do të luhet nesër në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”.

Në mbrëmje do të mësohet skuadra e dytë finaliste, që do të përballet me Vllazninë në finalen e madhe të 12 majit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!