Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Fushë-Krujë në një takim me elektoratin e djathtë. Berisha tha se fitorja e PD ndihet kudo dhe se shqiptarët nuk ja falin kurrë 130 milionë euro djegësin e Tiranës.
“Sepse e di se shqiptarët nuk ja falin kurrë atij 130 mln euro djegësin e Tiranës. 130 milionë euro në kontot e tij bankare ndërkohë që djegësi nuk ka nam as nishan.
Nuk del dot para jush për të dhënë qoftë edhe orë llogari, qoftë dhe një minutë se e di që me avion në dispozicion ka shpenzuar, ka udhëtuar dy herë më shumë se presidenti i SHBA në dy vite. Se u ka gjobitur ju me 21 mln euro.
Nuk del dot para jush sepse pasi kishte deklaruar 3800 euro në librin e llogarive të shtetit, na doli me saraje dy herë më të mëdha se Enver Hoxha. Doli me park dhe oborr 4 herë më të madh se diktatori.”
/abcnews.al

