Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Video/ Momenti kur Florenc Çapja zbret në Rinas, u ekstradua nga Dubai

schedule17:37 - 2 Maj, 2025

schedule 17:37 - 2 Maj, 2025

Florenc Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie.

Ai është ekstraduar dhe është shoqëruar nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat kanë marrë në dorëzim Çapajn. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin në burgim të përjetshëm per Florenc Çapjan, Ardjan Çapjan, dhe Jorgu Lekun, për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir.

Ndërkohë Çapja është gjithashtu edhe në hetim dhe akuzohet për ngjarje të tjera, përfshirë dhe atentatin ndaj dhëndrit të Qazim Sejdini, si dhe dyshohet si porositës i vrasjes së një shefi rrugore në Elbasan. Ai ka qëndruar i lirë në Dubai sepse shteti ynë nuk ka një marrëveshje, por siç thuhet kanë mundur të bindin autoritetet. Çapja do të qëndroj në burgun 313, ndërkohë pak më parë ka mbërritur ne Rinas.



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!