Zbardhet takimi tête-à-tête mes Presidentit Begaj dhe Mbretit të Jordanisë, Abdullah II.
Në takim u bisedua për rritjen e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar
“Abdullah II, vullnet i përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin. Me rëndësi rritja e shkëmbimeve tregtare dhe e investimeve jordaneze në Shqipëri. Jordania, mbështetje Kosovës për njohje të reja dhe hyrje në organizmat ndërkombëtarë. Shqipëria mbështet hapjen e zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Jordani. Jordania, vend partner i rëndësishëm në krahun jugor të NATO-s.
Iniciativa e Procesit të Aqaba-s, një nismë e suksesshme në luftën kundër terrorizmit. Jordania, kolonë e fortë stabiliteti. Të forcojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri. Shqipëria vlerëson rolin kyç të Jordanisë për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme. Konflikti në Lindjen e Mesme, Begaj – Abdullah II: Zgjidhja me dy shtete, e vetmja rrugë e drejtë,” tha Presidenti Begaj gjatë takimit.

