Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Geri Kokalari, dyshime të forta për kontratën/ “Patriotët” shqiptarë në SHBA nuk mund të mbledhin 6 milionë dollarë

schedule12:15 - 2 Maj, 2025

schedule 12:15 - 2 Maj, 2025

SHBA- Aktivisti i shquar shqiptaro-amerikan, Gary Kokalari ka hedhur dyshime të forta për kontratën 6 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Partinë Demokratike.

Kokalari vë bast, se një pjesë e madhe e këtyre fondeve, nuk mund të përballohet nga një emigrant në SHBA, si elektricisti Nuredin Seci, por thotë se donatorët vijnë nga brenda familjes Berisha, ose persona afër tij në Shqipëri.

“Pyetja është: nga po vijnë realisht këto 6 milionë dollarë që po përmenden nga zoti Seci dhe këta të ashtuquajtur “patriotë”? Dhe kush janë ata? Ndoshta nuk do ta marrim kurrë vesh. Por nëse e marrim, unë do të isha I gatshëm të vë bast se një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve vjen nga persona shumë, shumë afër Sali Berishës—ndoshta edhe nga vetë familja e tij.”



Ndonëse kontrata është publikuar nga mediat, sërish pikëpyetjet janë të mëdha. Ashtu si firma e Nokës në emër të koalicionit. Dhe Kokalari fton SPAK të hetojë këtë kontratë, për pastrim parash. Hetimet sipas tij, duhet të shtrihen edhe tek kompania e kontraktuar amerikane e avokatit të Tramp, apo dhe fushatuesi Kris La Civita.

“Nëse kjo rezulton e vërtetë, atëherë SPAK ka për detyrë të hetojë nëse janë shkelur ligjet kundër pastrimit të parave. Dhe nëse janë shkelur, duhet të përcaktohet nëse Chris La Civita, Katie Wiles (vajza e Susie Wiles), apo ndonjë person tjetër lidhur me Continental Strategy, ka qenë në dijeni të burimit të fondeve dhe nëse kanë ndihmuar në ndonjë mënyrë transferimin e tyre.”

Dyshime të forta hedh ai edhe për garantin e 6 milionë dollarëve. Kokalari, si activist prej dekadash në SHBA, thotë se nuk ka dëgjuar kurrë për Nuredin Secin. Sipas tij, ky shqiptaro-amerikan është anonim në komunitet, dhe nuk beson se si kontraktor ndërtimi mund të dhurojë këtë shumë parash.

“Nuk kisha dëgjuar kurrë për Nuredin Secin. Nga sa kuptoj, ai është një kontraktor ndërtimi në New Jersey. Të jesh kontraktor ndërtimi në atë zonë mund të jetë një biznes fitimprurës, por a është aq fitim prurës sa të mund të garantojë pagesa prej 6 milionë dollarësh me ritëm prej 250 mijë dollarësh në muaj? Nuk besoj.”

Kokalari thotë se në SHBA ka patur një zyrë lobimi për interesat shqiptare. Dhe ndër vite, bashkë me aktivistët më të njohur shqiptaro-amerikanë, kanë mbledhur 1 milionë dollarë. Pra, 6 herë më pak se Nuredin Seci i vetëm.

“Dhe kam qenë themeluar, arkëtar dhe drejtues i fushatave të mbledhjes së fondeve për Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, i cili hapi zyrën e parë lobuese në Uashington, për të mbrojtur interest shqiptare. Kjo nismë u mbështet nga disa prej shqiptaro amerikanëve më të njohur. Në total, gjatë kohës sime me këto organizata, kemi mbledhur rreth 1 milion dollarë me transparence të plotë për burimet dhe për dorimin e fondeve.”

Në kontratën e lobimit, garant del vetëm një emigrant, Nuredin Seci, ndërsa edhe fondacioni Make Albania Great Again, i krijuar së fundmi, ka për anëtarë vetëm anëtarë të familjes Seci.

Berisha vetë refuzon të tregojë se cilët janë donatorët e tjerë patriotë amerikanë, të cilët po e ndihmojnë në misionin e tij për të hequr non-gratën në Uashington./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!