Kukësi ishte ndalesa e rradhës e Edi Ramës në turin e takimeve elektorale.
E për të bërë diferencën mes votës për të dhe Sali Berishës, Rama i rikujtoi qytetarëve transformimin që ka pësuar ky qark gjatë qeverisjes socialiste teksa shprehu edhe objektiv që në 2030 Kukësi të presë 1 milionë turistë.
“Potenciali i Kukësit nëse ne së bashku arrijmë të krijojmë atraksionin duke vendosur në qendër si një magnet qytetin e nëndheshëm, që po përgatisim një konkurs ndërkombëtar, ku do përfshihet dhe hoteleri -turizmi, dhe nga ana tjetër për të krijuar një sistem mikëpritje ku njerëzit të qëndrojnë disa ditë. Nuk është aspak e habitshme që në ‘Shqipërinë 2030’ Kukësi të arrijë në 1 milionë turistë.”
Rama u ndal edhe tek paketa e maleve, ku i bëri thirrje emigrantëve të kthehen dhe të investojnë në atdhe.
Qytetarëve u kërkoi që në 11 maj të mos votojnë për bindje politike por për pasaportën europiane të fëmijëve të tyre teksa nuk i kurseu ironitë as për kundërshtarët politikë.
“Mos votoni si tifoz, se ja jep votën kënetës dhe e lë Kukësin në gjendje të rëndë. Ne duam që çdo fëmije t’i japim pasaportën europiane.”
/ abcnews.al

