Socialistët janë shpresëplotë për mandatin e 11-të në qarkun e Fierit, dy më shumë se në zgjedhjet parlamentare të 2021.
“Hedhin baltë edhe mbi ju, mbi të rinjtë e këtij vendi, që vendosi të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi. Baltës i japim përgjigje më 11 maj. Në 11 maj, 11 mandate në qarkun e Fierit, një triumf historik.”
Objektiv ky i cili duket i arritshëm edhe nëse do ti referohemi sondazhit të dytë parazgjedhor të Abc NeWs dhe Angi Ricerche, i publikuar të hënën në emisionin Real Story.
Ky sondazh i jep partisë socialiste një rezultat historik në qarkun e Fierit, e cila jo vetëm rikuperon mandatin e 10-të por projekton edhe shumë pranë mandatit të 11-të, në rast se asnjë parti e vogël nuk siguron e shumta një mandate. Ndërsa PD bashkë me Lsi-ne bien në 5 mandate.
Ndaj për të arritur këtë objektiv, kryesocialisti kërkoi votën e të rinjve në 11 maj, përtej bindjeve politike.
“Jo si socialistë dhe demokratë, por si shqiptarë europianë, të gjithë së bashku. Cilido që do vijë me ju në 11 maj në kutinë e votimit dhe së bashku me ju do zgjedhë PS, duke e vënë votën në qendër të fletës, do e kujtojë 11 majin si ditën kur dha një dorë me votën për Shqipërinë zonjë në familjen e përbashkët europiane.”
Votë që sic thotë Rama më shumë se për Partinë Socialiste do të jetë votë për pasaportën europiane me të gjitha benefitet që ajo mbart.
/ abcnews.al

