Gjykata e posaçme rrëzoi kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqatres Flojera Davidhi nga seanca paraprake për kalimin ose jo për gjykim të dosjes Partizani. Pas këtij vendimi në datë 5 maj, Davidhi duhet të vendosë mbi kërkesën e prokurorisë së posaçme për kalimin ose jo për gjykim të dosjes për parivatizimin e ish-kompleksit Partizani ku të pa ndehur për korrupsion e pastrim parash janë marrë ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe 3 persona të tjerë.
Pak ditë më parë avokatët mbrojtës i kërkuan gjykatses paraprake që provat e SPAK mbi këtë dosje të cilësoheshin të pa vlefshme, por kërkesa u rrëzua dhe pas kësaj ata kërkuan përjashtimin e Davidhit.
Nga ana tjetër seanca paraprake ndaj ish-kryeministrit dhe katër të pandehurve të tjerë ka zgjatur më shumë se 6 muaj edhe pse ligji parashikon që ajo duhet të mbyllet Brenda 30 ditëve. Më së shumti shkak për shtyrjen e seancave janë bërë avokatët e të pandehurve.
Sali Berisha po hetohet me masën detyrim paraqitje ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi në arrest shtëpiak pasi janë marrë zyrtarisht të pandehur per korrupsion dhe pastim parash për dosjen Partizani.
Në këtë masë, ish kryeministri ndodhet që prej datës 3 janar me vendim të gjyqtarit te apelit Engert Pëllumbi. Sipas hetimeve ka rezultuar se Sali Berisha në kohën që mori drejtimin e qeverisë nxorri akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhendrit të tij Jamarbër Malltezi për të përfituar pronën në ish-kompleksin Partizani në kundërshti me ligjin.

