Rama krah për krah me Erdogan pas takimit në konferencën e donatorëve

schedule14:15 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 14:15 - 8 Dhjetor, 2019

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë me donatorët në Turqi, pas takimit me Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Në fjalën e tij, Rama e ka vënë theksin te tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shqipëri që la pas pasoja katastrofike.

Ndërkohë Presidenti i Turqisë, Erdogan pas takimit me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama tha se puna për ndërtimin e banesave ka filluar.

Ai shtoi se është në kontakt me Ministrinë e Kulturës për të vendosur vendin ku do ngrihen banesat e reja që të fillojë puna sa më shpejt.

Erdogan u shpreh se ndërtimet do kryhen maksimumi brenda 1 viti.

 “Puna ka filluar dhe jemi në kontakt me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri dhe do vendosim vendin e ndërtimit për të filluar sa më shpejt”, tha Erdogan./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!