Reformimi i skemës së pensioneve është një kusht për integrimin në Bashkimin Europian.Kryetari i partisë Socialiste në një takim me pensionistë në Gjirokastër premtoi se pensioni minimal do të bëhet 200 euro dhe ai maksimali 400 euro.Ndërsa aktualsiht në skemën e pensioneve janë shtuar mbi 300 mijë kontribues.
Njohja e pensioneve me Italinë pritet të nisë zbatimin në qershor ndërsa vijojnë negocitat me Greqinë.
Kreu i socialistëve kritikoi demokratët të cilët sipas tij e lanë skemën e sigurimeve të zhytur në borxhe.
Kryetari Partisë Socialiste tha se për pensionistët do të rritet mosha për Check up falas pasi kjo ka treguar që është shumë i vlefshëm për parandalimin e sëmundjeve duke u dhënë njerëzve informacion.
/ abcnews.al

