Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Kemi hequr pushtetin e politikës mbi drejtësinë’, Rama: Nuk kemi asnjë nga qeveria në burg

schedule11:18 - 22 Prill, 2025

schedule 11:18 - 22 Prill, 2025

Kryesocialisti Rama po vijon turin e tij elektoral në Gjirokastër, në një takim me pensionistët. Rama tha se PS ka hequr pushtetin e politikës mbi drejtësinë dhe se askush nga qeveria e tij nuk është në burg. Sipas tij, kur ‘goditet’ ndonjë nga radhët e PS ndihet keq, por ka detyrim ndaj qytetarëve që misioni i drejtësisë të vijoj.

”Më dëgjuan kur thashë që ma jepni votën që të mos mbajë të tjerë në prehër që të ikim në BE. Se me të tjerë në prehër nuk e bëjmë dot BE. Çfarë program do nga bufi i kënetës, mjafton të shohësh bufin dhe e ke parë programin. Kemi bërë atë që se ka bërë njeri në historinë e shtetit, kemi marrë vendimin që të heqim dorë nga një pushtet i jashtëzakonshëm, ai i politikës mbi drejtësinë. I jashtëzakonshëm për politikën, por i dëmshëm për popullin.

Kemi marrë shpatën që e kisha unë në zyrë që nga 1912 kalonte dorë më dorë, mbretëri diktaturë demokraturë. Shpata ishte në zyrën e të parit, prandaj ne për turpin e madh të burgosurin e fundit politik e kemi në kohën  e demokracisë se e kishte bufi shpatën në zyrë dhe I ra kryetarit të opozitës. Altin Dumanin e njihni të tërë, ju mendon se lindi në 2020, ka qenë prokuror vite të tëra, njeri me integritet, njeri që beson atë që bën.

Pse nuk thirri ndonjë Dumani, ndonjë deputet ose ndonjë drejtor të madh. Sepse nuk e kishte pushtetin të bëntë këtë. Nuk kemi asnjë nga qeveria në burg, kemi nën hetim, nën gjykim apo të dënuar njerëz që kanë qenë në qeveri në mandatin e parë. E dyta, ne kemi tre mandate mbi 60 ministra, kush e solli këtë situatë që edhe brenda nesh drejtësia bën atë që do. E sollën këta? Kur goditet ndonjë nga ne ndihem keq, por kam detyrim ndaj jush. “

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!