Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shuhet Françesku/ Kreu i KMSH, Bujar Spahiu: Papa e deshi shumë dialogun ndër fetar, kishte vlerësim për Shqipërinë

schedule13:13 - 21 Prill, 2025

schedule 13:13 - 21 Prill, 2025

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu u shpreh se se Papa e deshi shumë dialogun ndër fetar dhe se kishte vlerësim për Shqipërinë.

“Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare. Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiecë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022. Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.



Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar. Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik. I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!”, ishte mesazhi i kreut të KMSH, Bujar Spahiu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!