Besimtarët ortodokse në Tiranë kremtuan të premten e madhe, e njohur ndryshe si e premtja e zezë, që simbolizon vdekjen e Jezu Krishtit.
Në katedralen ngjallja e krishtit, u mbajt shërbesa e e udhëhequr nga fortlumturia e tij, Kryepeshkop Joani.
Pas shërbesës, epitafi u xorr nga katedralja nga klerikët, duke nisur procesionine tij, një nga ritualet më të rëndësishme.
“Qindra besimtarë ortodoksë ndjekin kalimin në epitaf duke përkujtuar vuajtjen dhe mundimet e Jezu Krishtit.”
Besimtarët ndjekin këtë ritual që simbolizon varrimin e jezuit pas uljes së tij nga kryqi me këngë vajtuese. Sipas traditës ortodokse epitafi nxirret jashtë katedrales dhe sillet rres saj, në këtë mënyrë besimtarët shprehin dhimbjen ër vdekjen e krishtit dhe përgatiten me gëzim për ringjalljen e tij.
Të premten e Madhe e kremtuan në Tiranë edhe besimtarët katolikë. Në sheshin Nënë Tereza, u mbajt Udha e Kryqit, e kryesur nga kreu i kishës katolike imzot Arjan Dodaj, i cili përcolli mesazhe shprese.
“Me qirinj në duar dhe në heshtje, qindra katolike jane mbledhur ne sheshin qe mban emrin e shenjtores shqiptare per te ndjekur rrugen e mundimshme te kryqezimit te Jezusit.”
Besimtarët ndaluan në 14 stacione, njëjtë si Jezu Krishti, duke përkujtuar sakrificën e tij që pranoi dënimin me vdekje për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet.
E premtja e Madhe është një ditë reflektimi, lutje dhe shprese. Të shtunën në mesnatë të krishterët presin në kishë ngjalljen e Jezu Krishtit, si triumf i jetës mbi vdekjen./ abcnews.al


