Gazetari Donat Syla komentoi zhvillimet më të fundit në arenën politike në Kosovë, ku ka një ngërç pas zgjedhjes së shkurtit me formimin e qeverisë së re.
Syla tha se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse deri në datën 26 prill, Kuvendi nuk konstituohet.
“Është shumë situatë delikate sepse kemi dy raunde që dështuan në konstituim dhe askush nga partitë politike nuk e përmend, por më 26 prill është data e fundit ku Kuvendi duhet të konstituohet. Nëse nuk ndodh, do të kemi zgjedhje të parakohshme 45 ditë pas 26 prillit. Do të ishte e dëmshme për Kosovën.”
Syla më tej u ndal tek ndikimi i ndërkombëtarëve në këtë problematikë duke tëhën se deri më tani nuk ka indicie të dukshme.
“Deri më tani nuk kemi indikacione të dukshme, megjithatë fuqia politike e kryetarit të VetëVendosjes është e madhe dhe nëse nuk është i gatshëm të kordinohet me vartësitë ndërkombëtar, sic nuk ka shprehur gatishmëri në të kaluar, atëherë është e kot bashkëpunimi me forca të tjera. Esenca e problemit është, sepse do të kemi 2-3 seanca deri në 26 prill. Para zgjedhjes së kryetarit të parlamentit duhet të konstituohet kuvendi me validimin e mandateve.”

