Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ne jemi qeveria dhe nuk bëjmë premtime elektorale”, Rama: Ëndrra jonë është një: Shqipëria në BE!

schedule09:07 - 17 Prill, 2025

schedule 09:07 - 17 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit në rubrikën Sy m’Sy” theksoi se qeveria nuk bën premtime elektorale, por programet e prezantuara janë pjesë e planeve për zhvillimin e vendit dhe nuk përdoren për qëllime elektorale.

Ai theksoi se qëllimi kryesor është integrimi i Shqipërisë në BE, të tjerat janë historia dhe përralla pa vlerë.

“Ne jemi qeveria, dhe ne nuk bëjmë premtime elektorale. Nuk kemi bërë as në 2021, as 2017 në aspektin e punëve, sepse në aspektin e punëve ne ndajmë informacione me publikun.



Ëndrra jonë është një: Shqipëria në BE, të gjitha të tjerat janë përralla. Janë plane qeverisëse, nuk janë premtime elektorale”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!