Video/31 vjeçari qëllon të riun dhe më pas vret veten në Vlorë

schedule22:24 - 15 Janar, 2018

schedule 22:24 - 15 Janar, 2018

Dy të rinj mbetën të vrarë pas një konflikti mes tyre në fshatin Gjormë të Vlorës. Policia po heton për një konflikt të hershëm mes tyre ose për një sherr për motive banale. Të dy viktimat rezultojnë persona me precedentë penalë dhe kanë jetuar shtetit prej vitesh.

Dy të rinj nga Gjormi i Vlorës mbetën viktima të konfliktit mes tyre. Sherri mes Mariglen Memaj dhe Artion Shenaj nisi në një lokal në qendër të fshatit.
Sipas policisë, pas grindjes 33 vjeçari Shenaj u largua për të marrë kallashnikovin në banesën e tij.

Ai u rikthye sërish aty pas disa minutash dhe qëlloi me breshëri kallashnikovi 35 vjeçarin Mema duke e lënë të vdekur.
Më pas autori u arratis nga vendi i ngjarjes dhe kur mbërriti afër shtëpisë së xhaxhait i dha fund jetës së tij me po të njëjtën armë.
Të dy viktimat kanë jetuar prej vitesh jashtë shtetit.

Policia po heton në pistën e një konflikti të hershëm mes tyre, por nuk përjashtohet edhe mundësia e një sherri për motive të dobëta.
Burime nga policia kanë konfirmuar se 35 vjeçari Mema rezulton me precedentë penalë për trafik droge në Greqi ku qëndronte prej vitesh.
35 vjeçari ishte i martuar dhe me dy fëmijë.

Ai kishte ardhur në vendlindje për festat e fundvitit dhe për pak ditë do kthehej në vendin fqinj.
Edhe bashkëfshatari i tij Shenaj ishte i sapokthyer në atdhe. 33 vjeçari mësohet se është dënuar disa herë për grabitje në Belgjikë dhe vende të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!