Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vizioni dhe investimet strategjike në sport/ Rama: 400 palestra të reja. “Pallati i Sportit” do të transformohet

schedule16:46 - 16 Prill, 2025

schedule 16:46 - 16 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama prezanton vizionin për sportin në Shqipëri 2030;  investimet strategjike në këtë sektor, si edhe mbështetjen për sportin dhe nxitjen e një kulture të re sportive në vend.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se janë ndërtuar 400 palestra të reja, ndërsa nënvizoi se megjithatë ka ende vend për të përmirësuar…

“Mësuesit e edukimit fizik kishin mbetur rrugëve, Universiteti i Sporteve kishte mbetur rrugëve, përpiqeshin të mbanin gjallë disa palestra. Ndërsa sot e gjithë panorama e sportit është ndryshe. Sot kemi 400 palestra në Republikën e Shqipërisë. Duhet të zgjerojmë disiplinat e tjera…”, tha Rama.

Kryeministri Rama shtoi se tre stadiume të reja janë në fazën e garave.

“Infrastruktura ka nevojë akoma shumë, ne kemi çuar përpara 3 projektet e reja, për stadiumin e  Vlorës, Korçës dhe Durrësit”, tha ai, duke shtuar se gjithashtu edhe Pallati i Sportit do të transformohet.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!