Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

‘Topi në anën e presidentes Osmani’/ Hamidi: 48 orë afat për të thirrur një seancë tjetër. Vokshi: Opozita ligjërisht kishte të drejtë

schedule17:26 - 15 Prill, 2025

schedule 17:26 - 15 Prill, 2025

Kolapsi politik në formimin e qeverisë së re në Kosovë vijon ende, ku ditë e sotme në seancën e konstituimit kryeministri Kurti dha dorëheqjen nga posti i tij.

Kryeredaktori Lavdim Hamidi u shpreh se tashmë ‘topi’ është tek presidentja e cila duhet të thërras brenda 48 orëve një seancë të rradhës. Ndërkohë Hamidi përmendi se  në rastin tjetër Kosova do të shkojë në zgjedhje në muajin korrik ku pritet të vijnë edhe mërgimtarët cka përkthehet në më shumë vota për Vetëvendosjen.

“Tashmë është topi te presidentes dhe kjo cështje duhet të përmbyllet brenda 48 orësh dhe duhet të thirret një seancë e re. Brenda këtyre ditëve duhet të kryhen të gjitha pazaret e mundshme. Deri të enjten duhet të përmbyllet dhe brenda kësaj kohe duhet të tentohet të formohen numrat e nevojshëm. Limaj ka 3 depuetët që i duhen Kurtit për qeverinë e re. Nëse uk arrihen numrat dhe ka mosmarrëveshje atëherë do të tentohet të vonohet dhe neglizhohen dhe janë jashtë logjike të shkojmë në zgjedhje të parakohshme në muajin korrik me gjasë që do të jenë edhe mërgimtarët në Kosovë ku shumica prej tyre votojnë Vetëvendosjen.”

Avokatja Krenare Vokshi e ftuar në Ballkan Update tha se sot duhet të ishte një ditë ceremoniale dhe dorëheqjet duhet të ishin bërë një ditë para certifikimit të zgjedhjeve.

“Sot do të duhej të ishte ditë ceremoniale ku do të bëhej betimi i deputetëve dhe do të hapej rruga për kryetarin e ri të Kuvendit, opozita në mënyrë formale ligjore kishte të drejtë. Opozita ngul këmbë në ligjshmëri që Kurti dhe ministra të tjerë duhet të jepnin dorëheqjen një ditë para certifikimit të zgjedhjeve dhe jo në seancë sepse kështu është e miratuar dhe në ligj.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!