Dovedan: Ky është Bylisi im, kam gjithmonë plan rezervë. Goli? Ja pse nuk festova

schedule15:46 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 15:46 - 7 Dhjetor, 2019

Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, analizoi fitoren e marrë ndaj Partizanit. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ai fillimisht tha: “Ky është ekipi që unë njoh, Bylisi i vërtetë. E treguam në fushën e lojës, treguam stilin tonë. Kështu luajmë dhe do të luajmë deri në fund”.

“Jo vetëm ndaj Partizanit, por ndaj çdo kundërshtari dua të jemi agresiv. Ka ndodhur edhe në takimet e tjera. Edhe pse në dy ndeshjet e shkuara kemi humbur, ne jemi paraqitur mirë”, shtoi trajneri i Bylisit, Dovedan.

“Nuk mund të them se kush është më i miri, Hidi, apo Guindo. I gjithë ekipi ishte mirë. Djemtë kanë bërë atë që kemi përgatitur gjatë javës dhe jam kënaqur”, komentoi trajneri. “Kam edhe plan B, por varet nga rezultati i ndeshjes. I besoj ekipit tim për faktin që bën presing lart dhe luan fort në duelet një për një”.

“Mungesa e festës te goli? Ashtu më erdhi natyrshëm. Gjithmonë i druhem Partizanit deri në fund, isha në tension. Shiriti? E kemi menduar ta ndryshojmë kapitenin dhe na doli për mirë (qesh)”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!