Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha do zhbëjë reformën në drejtësi”/ Dhuli: Do marrim opinion nga Venecia

schedule23:47 - 10 Prill, 2025

schedule 23:47 - 10 Prill, 2025

Në një intervistë në “Edicioni i Fundit”, në ABC News, Skerdjan Dhuli, drejtues i Fushatës së PD në Himarë foli për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Gjatë kësaj interviste, ai u shpreh se me rikthimin e ish-kryeministrit Berisha, sipas tij PD është hapur. Mes të tjerash u shpreh se reforma në drejtësi sot ka mjaft probleme, teknike ligjore, duke nënvizuar që siç e ka thënë ish-kryeministri do të zhbëhet. Ndërsa nënvizoi se do të merret edhe opinion nga Venecia.

“PD e ka në gjenezën e vet rebelizmin. Dikë që nuk e nënshtroi Enver Hoxha mendoni që do ta nënshtrojë Lulzim Basha. Është një trashëgimi, kjo është e djathta në të vërtetë. Nuk është se jam penduar se çfarë kam bërë për Bashën sepse i kam bërë për Partinë Demokratike. Unë e kam thënë që gafa më e madhe e Berishës është emërimi i Lulzim Bashës sepse nuk mendoj që ka qenë ndonjëherë zgjedhje…PD është gjithmonë më e madhe se kryetari edhe fakti që kemi sot që kemi deputet që për tema të caktuara nuk kemi të njëjtën qasje, por s’na bën të dalim nga PD. Kush del i shërben Edi Ramës i shërben në mënyrë të caktuar. Pastaj PD a hapet, po hapet, por duhet edhe të vijë dikush. Ata që duan vijnë ata që nuk duan rrinë në rrugë. Reforma në drejtësi sot ka mjaft probleme, teknike ligjore. Ka probleme me thelbin. Ne jemi i vetmi shtet që kemi një prokurori që ka të drejtë të hetojë dhe gjykatën e saj”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!