Me anë të një video-mesazhi nga Durrësi, ministrja e Arsimit Besa Shahini u shpreh se po bëhen zhvendosjet e fundit të nxënësve nga shkollat e dëmtuara.
Ministrja thekson se më 9 dhjetor do i kthehet sadopak normalitetit.
“Sot jemi në Durrës duke zhvendosur edhe nxënësit e fundit nga shkollat që nuk do hapen tek shkollat pritëse dhe unë i besoj që me kontributin tuaj me punën që kanë bërë drejtorët e shkollave dhe me përpjekjet tona do të jemi plotësisht gati që më 9 dhjetor ti kthehemi sadopak normalitetit dhe të mirëpresim nxënësit në bankat shkollore”, shprehet ministrja./abcnews.al

