Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar pasi u kap me armë zjarri. I riu lëvizte me armë zjarri si pasagjer në një taksi.
Nga autoritetet është sekuestruara arma e zjarrit pistoletë.
Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga Komisariati Nr. 3, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/

