“Arta Kallaba News York”, është marka e re që Arta ka realizuar në SHBA. Lindja e një marke të re që e ka pasur inspirimin nga gjyshet dhe fëmijët.
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ajo tregoi se prej 13 vitesh është vendosur në SHBA. Gjithashtu u shpreh se këtë ide donte që ta sillte duke mos e humbur vlerën e artit që ka edhe pse duke e modernizuar me disa mënyra, për t’ju përshtatur edhe kohës.
“Inspirimi ka qenë nga gjyshet e mia që i thurnin rrobat me shtiza. Jam inspiruar gjithmonë nga ato. Dhe ka ardhur një moment që kam thënë të bëj diçka mos e humbas vlerën e artit që ka qenë dikur, por edhe ta modernizoj pak”.
Kjo markë është njohur në New York, ndërsa u shpreh se nuk e kishte pritur suksesin që ka arritur. Nëse ndonjë ditë do të sjellë të njëjtën markë në Shqipëri apo Kosovë, Arta theksoi se mbetet një mundësi e hapur dhe se ndoshta në të ardhmen edhe mund të realizohet.
/abcnews.al/