Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Paga e mësuesve është rritur”/ Kryeministri Rama: Plani ynë, paga mesatare 1250 euro brenda kësaj dekade

schedule16:50 - 2 Prill, 2025

schedule 16:50 - 2 Prill, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se paga e mësuesve është rritur, si dhe janë përmirësuar kushtet e punës.

Në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë, Rama u shpreh se plani i qeverisë, është që paga mesatare e mësuesve të shkojë 1250 brenda kësaj dekade.

“Pagat, ju e dini, janë rritur në mënyrë të vazhdueshme. Sot paga mesatare e mësuesit është 950 euro. shtë pagë dinjitoze, por nuk mjafton. Puna e mësuesve, vështirësia e punës nuk shkon duke u ulur, por duke u rritur. Vështirësia nuk është e punës fizike, por është një vështirësi pune psikologjike. Plani ynë është që në vitet e ardhshme, brenda kësaj dekade, pagën mesatare të mësuesit ta çojmë 1250 euro. Nuk besoj se do të kemi problem me këtë”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!