Vllaznia udhëton nesër drejt Gjirokastrës për t’u përballur me Luftëtarin vendas. Një ndeshje shumë e rëndësishme për kuqeblutë, të cilët nuk fitojnë prej katër ndeshjesh në kampionat, përballje në të cilat nuk kanë arritur as të gjejnë golin.
Mirsad Jonuz analizon ndeshjen në konferencën për shtyp. Trajneri i Vllaznisë vlerëson bluzinjtë, por barazimi nuk e kënaq, teksa flet edhe për gjendjen e ekipit të tij.
LUFTËTARI – “E kemi të qartë se ata do të tentojnë të na mundin. Kanë në përbërje 4-5 lojtarë të mirë dhe të shpejtë, u rikthehet edhe Fili për këtë ndeshje. Kemi biseduar me ekipin dhe e kemi të qartë se si do të luajmë”.
OBJEKTIVI – “Lika ka thënë që kënaqet me barazim? Ai është mendimi i tij, e respektoj, por unë me skuadrën futemi gjithmonë në fushë për të fituar. Kështu do të bëjmë edhe në Gjirokastër”.
SITUATA – “Atmosfera është e mirë, përveç Hygor dhe Emerson nuk kemi asnjë lojtar tjetër me probleme. Nuk shënojmë prej 4 ndeshjesh dhe nesër do të mundohemi të ndryshojmë diçka. Ndoshta në vendosje, ndoshta edhe në lojtarët që do të luajnë në këtë repart”.
HYGOR – “Nuk do të kërkojmë lojtar tjetër për ta zëvendësuar. Kam biseduar me lojtarin dhe menaxherin e tij përpara nisjes në Brazil, më thanë se do të kthehet në janar”. /abcnews.al