Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Infermierët mbrojnë foshnjat/ Bangkok, gruaja sjell në jetë fëmijën gjatë tërmetit

schedule16:34 - 29 Mars, 2025

schedule 16:34 - 29 Mars, 2025

Një grua lindi në rrugë në Bangkok pasi spitali në të cilin ndodhej u evakuua për shkak të tërmetit 7.7 ballë në Myanmar.

Ajo shtrihej në një barelë, e rrethuar nga personeli mjekësor që e ndihmuan në lindje.

Spitalet King Chulalongkorn Memorial dhe BNH u evakuuan për shkak të lëkundjeve të tokës.

Pacientët u zhvendosën në një park aty pranë, duke përfshirë ata me barela dhe me karrige me rrota.

Stafi i spitalit vazhdoi të kujdeset jashtë, përballë spitalit.

Raportohet se tërmeti që goditi Myanmar ishte një nga më shkatërruesit në 100 vitet e fundit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra ishte 17 kilometra nga Mandalay.

Numri i të vdekurve është rritur në më shumë se 1000 dhe ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve në rrënoja.

Junta ushtarake shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe bëri thirrje për ndihmë, ndërsa OKB-ja konfirmoi se ishte në kontakt me autoritetet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!